Skip to content
New issue

Have a question about this project? Sign up for a free GitHub account to open an issue and contact its maintainers and the community.

By clicking “Sign up for GitHub”, you agree to our terms of service and privacy statement. We’ll occasionally send you account related emails.

Already on GitHub? Sign in to your account

Pasurimi i fjalëve të huazuara me sinonime #7

Merged
merged 2 commits into from
Dec 28, 2022
Merged

Pasurimi i fjalëve të huazuara me sinonime #7

merged 2 commits into from
Dec 28, 2022

Conversation

KryeKuzhinieri
Copy link
Contributor

Tung!

Edhe pse nuk më duket e arsyeshme që disa nga fjalët e fjalorit të shqipes bashkëkohore ti cilësojmë si fjalë të huazuara, prapëseprapë vendosa t'ua shtoj disa sinonime shqipe. Të gjitha fjalët e përzgjedhura vinë nga Fjalori Sinonimik i Gjuhës Shqipe me autorë Ali Dhrimon, Edmond Tupen dhe Eshref Ymerin.

Përveç sinonimeve të drejtpërdrejta, fjalëve të huazuara ua kam shtuar edhe disa kuptime metaforike, ashtu siç kanë vepruar edhe autorët e fjalorit. Pra, për fjalën hale vlejnë sinonimet maskara dhe i/e ndyrë.

Tutje, fjalës jazëk ia ndajshtova edhe kuptimin marre pa konsultuar fjalorin. Kurse fjalët shumice dhe mikqyrje i korigjova në shumicë dhe mbikëqyrje.

Si përfundim, fjalët janë renditur sipas shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe duke përdorur këtë algoritëm: https://github.com/KryeKuzhinieri/sort-albanian.

P.S: Më pëlqeu jashtë mase projekti Penda. Do më pëlqente t'ju ndihmoja nëse keni nevojë për ndihmë.

@KryeKuzhinieri
Copy link
Contributor Author

Ahhh se harrova!

Ndoshta do të ishte më e arsyeshme që të merret vetëm rrënja e fjalës pa pasur nevojë që emri të lakohet. Lakimi ose mund të bëhet përmes platformës Penda, ose mund të implementohet veçmas për krijimin automatik të listës json. Në këtë mënyrë nuk do të humbej kohë në plotësimin e varianteve me lakime emrash.

@AndiBraimllari
Copy link
Collaborator

Falëminderit për këtë PR kaq cilësor!

Besojmë që në të ardhmen do të kemi një përkufizim më të mire për huazimet që duam të kemi ne këtë dataset, deri atëhere po përpiqemi të shtojmë e zbulojmë më shumë mbi to. Përsa i përket lakimeve, jam plotësisht dakord që do të ishte më mirë të kishim vetëm rrënjët këtu, por derisa të kemi një zgjidhje cilësore, po bëjmë pak më shumë punë manuale duke i shtuar huazimet bashkë me lakimet.

Sugjerimi per sort-albanian duket me vend. Nëse mendon ta përmiresosh më tutje (përfshirë të paktën të tre TODO items të shtuara te README) dhe ta bësh të disponueshme në pip, do e konsideronim ta shtonim si dependency tek ink, ose në pjesë të tjera kodi qe rendisin fjalë shqip.

Ndryshimet e propozuara mbi huazimet për mua jane OK, @KostaTB më thuaj nëse shikon diçka që duhet ndryshuar.

Penda ka goxha tema për të punuar, mbase një temë e mirë filluese do të ishte "personalization of markings". Në thelb, përdoruesi duhet të ketë mundësi të bëjë enable ose disable disa lloje markings. Kjo mund të shfaqet në një popover të ngjashëm me atë të historikut të shkrimeve. Ky state të ruhet për momentin në local storage. Ne bazë të llojeve që do të jenë enabled, le të filtrohen në quill (mund të kursejmë computation ne ink duke e bërë filtrimin atje, por le të synojmë për tani një zgjidhje të thjeshtë e jo diçka overengineered) dhe të shfaqen vetëm ato që përdoruesi ka zgjedhur. Mund të përdorësh endpointin /getMarkingTypes nga ink për të marrë të gjithe llojet e markings. Gjithashtu duhen shkruar tests, ku së fundmi po shtojmë Cypress dhe mund të përdorësh e Karma mbase për funksionin e filtrimit. Nëse mendon qe kjo duhet diskutuar më në detaj, mund të krijosh një issue te quill dhe mund të diskutojmë specifika atje mbase bashkë e me developers të tjerë.

P.S.: Nëse dëshiron, mund të shtosh veten te lista e kontributoreve te README i këtij repository :)

@KostaTB KostaTB merged commit e0d3e80 into OpenCovenant:main Dec 28, 2022
@KostaTB
Copy link
Collaborator

KostaTB commented Dec 28, 2022

Përshëndetje,
Falëminderit për listën.
Ndryshimet do të zbatohen brenda ditës së sotme.

Sign up for free to join this conversation on GitHub. Already have an account? Sign in to comment
Labels
None yet
Projects
None yet
Development

Successfully merging this pull request may close these issues.

3 participants