Neon Highway Initial Release
Loja është më në fund e plotë! "Neon Highway" është një lojë arcade me makina, e ndërtuar në Java, ku reflektet e tua janë gjëja më e rëndësishme. Qëllimi është shumë i thjeshtë: mbijeto sa më gjatë në autostradë pa u përplasur me makinat e tjera.
🎮 Si të luash:
Përdor shigjetat e tastierës (← Majtas dhe Djathtas →) për të manovruar makinën tënde.
Shmang armiqtë që vijnë drejt teje. Sa më shumë pikë të mbledhësh, aq më shumë rritet niveli dhe shpejtësia e lojës.
🔥 Çfarë përfshin ky version:
Dyqani (Shop) & Ekonomia: Çdo 10 pikë që mbijeton kthehen në 1 monedhë. Me monedhat e mbledhura mund të futesh në Shop dhe të blesh Harta të reja (Snow, Desert) ose Skin-e për makinën (si p.sh. makinë Policie apo Motor).
Ruajtja e Progresit: Rekordi yt (High Score) dhe paratë që ke mbledhur ruhen automatikisht. Kur të hapësh lojën herën tjetër, gjithçka do të jetë aty.
Efekte Vizuale (VFX): Përplasjet tani ndihen të vërteta! Kemi shtuar dridhje të ekranit (Screen Shake) dhe shkëndija (Particles) kur bën crash, plus një animacion të artë te pikët sa herë fiton monedha.
Audio: Muzikë sfondi dhe efekte zanore (SFX) për klikimet në menu dhe përplasjet.